Meta del i tronditur nga prokuroria: Jam i shokuar, çfarë më panë sytë

by editor

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mesditën e sotme u paraqit në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë.

Advertisements

Kjo çështje po hetohet nga prokurori Ndini Tavani. Në dalje, u shpreh i tronditur nga gjendja brenda organit të akuzës, ndërsa për serverat tha se Rama-Agaçi-Dumani duan të marrin vulën e PL-së ashtu si të PD-së.

Advertisements

“Jam shokuar nga gjendja në prokurorinë e Tiranës. Mal me dosje, nuk kanë ku ti arkivojnë, një ashensor që nuk punon, zbrita nga shkallët. Deputetët që janë në komisionin e Ligjeve të vijnë këtu dhe të shikojnë situatën.

Kjo është Ramaforma, që nuk do t’ja dijë për këtë mal me dosje. Situatë e tmerrshme. Do të bëjmë thirrje anëtarëve të PL-së që të paktën ta lyejnë nga brenda sepse e kanë lënë në gjendje të mjeruar.

I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së dihet që është si rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani, kaq” tha ai.

You may also like