Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet që me një propozim për ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal.
Advertisements
Gazetari, Osman Stafa mëson se konkretisht propozimi do te jete se dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë.
Advertisements
Ilir Meta ishte i ashpër në fjalën e tij përpara anëtarëve te kryesisë, ku tha se do te luftoje nepotizimin ne partine qe ne vitin 2017-te ia la Monika Kryemadhit, për t’u bere Presidenti i Shqipërisë.
Me tej, Meta solli edhe shembullin e PD-se kur tha se dy drejtues te partisë, nuk sjellin asnjë te mire per formacionin politik.
Prej disa muajsh ne Partine e Lirisë ka nisur një përplasje e brendshme mes Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit, ku e kanë pësuar edhe mbështetësit e ish-kryetares se LSI-se ne nivel drejtuese.
Zyrtarisht nuk dihet se çfarë e bëri Metën dhe Kryemadhin, të cilët pas 20 vitesh nga ku krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë po ndajnë rrugët e tyre politike.