Anila Hoxha ka folur në studion e Breaking nga Fiori Dardha në Top News edhe për dosjen “Metamorfoza 2”
Advertisements
Anila tregon se si dosja zbuloi se sa është sofistikuar krimi në Shqipëri dhe se skenarët e tyre e kalojnë çdo fantazi të mundshme.
Advertisements
“Nga “Metamorfoza 2” bëhet edhe një herë e qartë se si grupet kriminale forcojnë aleancat e tyre kur bëhet fjalë për atë që ata e konsiderojnë “vrasje me shkëmbin personash” dhe ku secili prej tyre, në mënyrë që të mos identifikohet, përpiqet që të eliminojë personin tjetër, në mënyrë që natyrisht të mos rrezikojë jetën e vet..
Qindra komunikimet e administruara nga prokuroria, treguan edhe njëherë skenarët tej çdo fantazie të mundshme, por nga ana tjetër edhe mungesën e humanizmit, por edhe forma agresive se si funksionojnë këto grupe. Deri aty sa njëri prej tyre, i dyshuar, thotë se është gati që ta ftojë kundërshtarin e aleatit të tij në shtëpi për ta eliminuar. Pra, ne kemi parë qindra përgjime e në dosjet e tjera të krimit të organizuar, ku secili nga anëtarët është i vendosur për të eliminuar “hasmin” e tij me forma nga më të ndryshmet”
Gazetarja gjithashtu veçoi si shokuese faktin që njerëz që duhet t’i shërbenin ligjit dhe drejtësisë në fakt u shpërbejnë bandave kriminale.
“Metamorfoza” ekspozoi edhe njëherë formën si funksionojnë grupet kriminale në Shqipëri dhe sesi në raste të caktuara për të eliminuar kundërshtarët, ato veprojnë si një i vetëm me një qëllim për të vrarë kundërshtarin e tyre. Por informacioni i anëtarëve të grupeve kriminale, shpeshherë nuk garantohet vetëm nga anëtarët e botës së krimit, po edhe nga njerëz që në të vërtetë duhet t’i shërbenin ligjit dhe duhet të shërbenin policisë, prokurorisë dhe drejtësisë e gjykatave.
Për shembull është rasti i Viktor Ymerit, i cili menjëherë pasi ishte liruar, sepse Gjykata e Elbasanit e kishte shfuqizuar vendimin për dënim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit, ai shfaqet në qytetin e Vlorës, dhe ai tregon edhe komunikon me bashkëpunëtorët e tij në krim, kur thotë se një oficer policie në qytetin e Vlorës e kishte njoftuar se po lëvizin gjërat dhe po hapeshin disa çështje. Një fakt që më pas u bë i ditur pasi Viktor Imeraj u arrestua sërish për ngjarje të vjetra dhe tanimë ishte i dyshuar për këto ngjarje të vjetra.
E njëjta gjë ndodh edhe me Arben Ndokën, ish deputeti, i cili shfaqet i vendosur dhe këmbëngulës për të thurrur plan për të vrarë Durim Bami, mbasi dyshon se ai ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij dhe ndërkohë bën plane dhe tregon se si kishte komunikuar me oficerë policie dhe kishte marrë informacione të caktuara. Kulmi arrin në një moment kur një oficer policie mëson njërin nga njerëzit e botës së krimit se si ai duhet të bëjë kujdes, pasi kur i bllokohet automjeti, apo kur i kontrollohet automjeti, ajo mund të jetë si një metodë për të vendosur GPS, apo pajisje përgjimi që do të tregonin bisedat që bëjnë njerëzit dhe anëtarët e dyshuar edhe në automjet për planet e tyre”, tha ajo.