Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj.
Advertisements
Sipas gjyqit të zhvilluar në 2022, 26-vjeçarja Georgia Brooke u mbyt nga partneri i saj i atëhershëm 31 vjeç Luke Cannon, në shtëpinë e tij në Bradford pasi të dy kishin konsumuar kokainë.
Advertisements
Hetimet e policisë zbuluan se dyshja kishin një marrëdhënie seksuale “eksperimentale” dhe se Brooke kishte shprehur një interes të veçantë për këto lojëra. Gjatë gjykimit u paraqitën sms që 26-vjeçarja kishte shkëmbyer me 31-vjeçarin, ku shprehej se pranonte akte të tilla të rrezikshme seksuale.
Mjeku ligjor Martin Fleming i tha gjykatës se Cannon nuk kishte në plan të vriste Brooke, megjithëse ai kishte përdorur forcë “të tepruar” në mbytjen e saj.
26-vjeçarja kishte dhënë frymën e fundit në spital, ku u dërgua pa ndjenja pasi partneri i saj kishte njoftuar autoritetet. Ndonëse fillimisht u paraqit në spital, më pas u arratis nga një dalje emergjente.
Kur policia e kërkoi për ta marrë në pyetje, ai u gjet i pajetë një ditë më vonë i varur në një vend pranë spitalit.
Familja e balerinës pretendon se sjellja e saj kishte ndryshuar që nga viti 2021 kur ajo u takua për herë të parë me Cannon, duke pretenduar se ai kishte ndikuar tek ajo deri në atë pikë sa të diktonte se çfarë rroba të vishte.