“Mora kryetarin e bashkisë në telefon nuk u përgjigj”/ Banori në Vlorë flet i përlotur: Jemi dy invalidë, ku të mbytem…

by editor

Të mbuluar nga balta dhe me banesat e papërshtatshme për jetesë, qytetarët janë në nevojë të madhe për ndihmë.

Advertisements

Dëmet nga përmbytjet në Vlorë janë të shumta, dhe çdo qytetar i prekur kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje për situatën e tyre emergjente. Të mbuluar nga balta dhe me banesat e papërshtatshme për jetesë, qytetarët janë në nevojë të madhe për ndihmë.

Advertisements

Remzi Limo, një prej banorëve të prekur, shprehet se banesa e tij është përmbytur për herë të pestë. Ai ka telefonuar kryebashkiakun, por nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa zjarrfikëset dhe policia kanë arritur me shumë vonesë, duke e lënë atë dhe të tjerët të përballen me situatën të vetëm.

“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur, s’kam as motra as vëlla, asnjë njeri s’kam. Ku të vete, ku të mbytem. Shtëpia është e mbushur me ujë e llum. Kjo është e 5-ta herë që përmbytet dhe unë s’kam marrë asnjë majë gjilpëre,” tha Limo me lot në sy.

Ai vazhdoi duke përshkruar dëshpërimin e tij: “Kam marrë kryetarin e bashkisë, nuk më është përgjigjur. Dje morëm policinë dhe zjarrfikëset, na thonin se do vinin, por askush nuk erdhi. Uji jashtë ishte 1.5 metra, brenda ishte 50-60 cm, ne ishim në ujë, askush nuk vinte të na ndihmonte.”

You may also like