“Mori 100 mijë € nga Martinaj”/ Shantazhet ndaj Bardhit, reagon SPAK: Mesazhet janë manipuluar, po hetojmë për gjetjen e burimit!

by editor

Prokuroria e Posaçme ka dalë në një njoftim zyrtar, në lidhje me disa mesazhe të mbërritura në telefonin e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi përmes aplikacionit të koduar Signal në emër të Ervis Martinajt.

Advertisements

Edhe pse nuk përmendet specifikisht Gazment Bardhin, por thuhet se këto mesazhe i kanë mbërritur disa politikanëve dhe figurave publike, SPAK sqaron se po kryhen verifikimet.

Advertisements

SPAK bën me dije se nga verifikimet e deritanishme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Po ashtu SPAK i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

Advertisements

“Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.”-njofton SPAK.

Adresa e emailit që mban emrin “Mbreti Zog”, u dërgoi disa mediave dokumentet që pretendohet të jenë zbardhjet e oficerëve të policisë gjyqësore në SPAK, të biseda të koduara nga aplikacioni Sky Ecc mes bosit të zhdukur të krimit, Ervis Martinaj, dhe Erigers Mihasit, i vrarë në Tiranë në nëntor 2021, i përfshirë në grabitjen e dhunshme të prindërve të Elton Cicos në Tepelenë.

Mesazhi i koduar në të cilin Martinaj i kërkonte Mihasit t’i jepte 100 mijë euro Bardhit te një hotel i njohur në Tiranë, pretendohet sipas 2 faqeve dokumente në e-mail, të jetë dërguar në shkurt të vitit 2021.

Ervis Martinaj shfaqet si personi që financonte fushatën e PD për zgjedhjet e 2021 me kërkesë të Shkëlzen Berishës, por SPAK thotë se këto mesazhe janë të manipuluara. /Pamfleti

You may also like