Eksperti grek, Yiannis Kallianos ka paralajmëruar një stuhi të fuqishme që do të prek Greqinë gjatë javës.
Advertisements
Ai tha se dita do të nisi me diell, por nga pasditja do të ketë reshje të shumta shiu, stuhi kryesisht në Jon dhe pjesë kontinentale dhe jo aq në Egje duke theksuar se pjesët kontinentale përfshijnë nga Peloponezi deri në Traki.
Advertisements
Gjithashtu, eksperti grek bëri me dije se kjo paqëndrueshmëri e motit do të vazhdojë deri ditën e dielë.
Siç shpjegon ai më tej, stuhitë mund të jenë veçanërisht intensive të cilat mund të shoqërohen edhe me breshër të lokalizuar nga rrymat e forta.
Advertisements
“Të jemi të përgatitur dhe nëse shohim që kemi situata të tilla, nga mesdita deri në pasdite, le të kufizojmë lëvizjet”, shtoi Yiannis Kallianos.