Kapriçot e motit si rezultat i ndryshimeve klimatike kanë bërë që në Shqipëri të përjetohet brenda një jave vere, pranvere dhe dimri. “Dita e martë do sjellë vranësira të dendura, në pjesën e dytë të ditës ka zhvillim të tyre.
Advertisements
Reshjet fillojnë në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin. Kjo do bëjë që gjatë natës së martë dhe e mërkura të jenë me rrebeshe shiu”,-thotë sinoptikania Lajda Porja.
Advertisements
E enjtja do te sjellë një masë më të ftohtë ajri, madje në zonat malore nuk do mungojnë as reshjet e borës. “Nga e enjtja kemi depërtim të një mase më të ftohtë nga Europa Veriore duke u futur drejt Ballkanit.
Shqipëria do të ketë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore, rikthehen reshjet e dëborës në zonat verilindore. Kjo do të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave. Mëngjesi i së enjtes dhe i së premtes është edhe -1 gradë”.
Dy javët e fundit të prillit do mbyllen me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Problem do të jetë era deri 70 km/orë. Për sinoptikanët, temperaturat në pjesën e dytë të muajit do të jenë tipike pranverore, ndryshe nga ato që përjetuam në 15-ditëshin e parë të prillit.