Moti për sot, temperatura deri në 39 gradë

by editor

Depërtimi i masave ajrore nga Afrika drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan, do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta, ku më më theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Advertisements

Parashikohet që pasditja dhe nata, të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimatre në të gjithë territorin e vendit.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri, në 39 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Kucovës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

You may also like