“Nata është e jona”/ Shoqëria civile bën paralajmërimin e fortë: Refuzojmë të jemi të ndrydhura…

by editor

Aktivistët e shoqërisë civile kanë paralajmëruar këtë të martë se Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8-Marsi do të pritet me protesta, kjo si ndodhi e ngjarjeve të fundit në vend, por këtë vit ndryshe nga të tjerat, tubimi do të mbahet natën, kjo si simbol që grave të mos u cënohet liria për të lëvizur, dhe po ashtu të mposhtet mentaliteti patriarkal.

“Nata është e jona”, do të jetë motoja që do përdoret, si një reflektim mbi pasigurinë e vajzave dhe grave, në një deklaratë të publikuar, tregojnë se 41% e grave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar një nga format e dhunës përmes teknologjisë, duke shtuar më tej edhe disa kërkesa, ku një ndër to është dhe ndriçimi i rrugëve të errëta, që sipas tyre kthehen në kërcënim për jetët e vajzave dhe grave.

Advertisements

Aktivistët e kanë mbyllur deklaratën duke bërë thirrje edhe për djemtë dhe burrat, ku shhprehen se janë po ashtu viktima të patriarkatit gjithnjë nën trysninë e të qenurit “burrë” sipas një modeli arkaik.

Deklarata e plotë:

Advertisements

Nata është e Jona! Bashkohuni në marshim:

Datë: 8 mars 2024.
Orari: 18:00 PM.
Nisja: Sheshi i Lirisë. Qyteti Studenti.
Mbërritja: Sheshi Skënderbej

Advertisements

Ne marshojmë për të theksuar të drejtën e grave dhe vajzave për siguri, të drejtën për të ekzistuar pa frikë, në rrugë, shtëpi, punë dhe në hapësira dixhitale. Ne marshojmë sepse refuzojmë të jemi të ndrydhura nga pasiguria.

Siguria është kryefjala e kësaj proteste! Çdo ditë, të paktën një grua vritet, dhunohet, përndiqet, shantazhohet, fyhet ose shtyhet në vetëvrasje. Grave u rrezikohet siguria për jetën pa e nisur ende atë, me abortin selektiv, e deri tek kujdesi shëndetësor jo-cilësor deri në fund të saj. Grave u cënohet ekzistenca, fizike e virtuale. 41% e grave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar një nga formë dhune përmes teknologjisë.

Ne refuzojmë të mposhtemi nga frikërat e imponuara nga shoqëria patriarkale që tkurr hapësirat e ekzistencës sonë. Më 8 Mars dhe çdo ditë ne do të kërkojmë ndriçimin e rrugëve të errëta që kthehen në kërcënim për jetët e vajzave dhe grave. Kërkojmë akses dhe siguri për të gjitha gratë, pavarësisht moshës, etnisë, besimit, aftësive, orientimit seksual e identitetit gjinor.

Bashkohu edhe ti, sepse të paktën njëherë je ndjerë e pasigurt, e përbuzur, e paragjykuar, e fyer e ofenduar, e dhunuar vetëm se je grua. Thirrja nuk shkon vetëm për gratë dhe vajzat por edhe për djemtë dhe burrat, viktima gjithashtu të patriarkatit gjithnjë nën trysninë e të qenurit “burrë” sipas një modeli arkaik

Këtë 8 mars marshojmë natën për të treguar që jo vetëm dita por dhe Nata Eshtë e Jona!

You may also like