NATO në krahë të Ukrainës, Stoltenberg lëshon deklaratën që nuk pritej

by editor

Ukraina ka të drejtën sipas ligjit ndërkombëtar për të sulmuar objektivat legjitime ushtarake në Rusi për vetëmbrojtje, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite sot, në Suedi, anëtare e re e aleancës.

“Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes,” theksoi Stoltenberg në një konferencë shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristerson në një bazë ushtarake pranë Stokholmit.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin gjithashtu sulme ndaj objektivave legjitime ushtarake në territorin e palës sulmuese, në këtë rast Rusisë”, shtoi ai.

Kremlini njoftoi këtë javë se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë për të goditur tokën ruse do të përballen me Rusinë pasi presidenti Vladimir Putin tregoi se po konsideronte të hakmerrej.

“Kjo është një luftë që Rusia ka nisur kundër një vendi fqinj paqësor, demokratik, Ukrainës, i cili nuk ishte një kërcënim për Rusinë”, theksoi Stoltenberg.

“Nuk ka dyshim se Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat në territorin rus,” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

You may also like