Ndahet nga jeta bashkëshortja e Tritan Kalos, ja mesazhi prekës i mjekut

by editor

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë lajmin e trishtë, së bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pas betejës me sëmundjen e rëndë.

Advertisements

Doktori Kalo ka shkruar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën në të njëjtën ditë dhe orë ashtu si nëna e tij.

Advertisements

“Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njëjtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njëjtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024”, thekson ai.

Postimi i mjekut

31.05.2024…..Ora 14:15 dhoma 517 North, në Patient Center Care of Royal Jubilee Hospital, Victoria, BC, Canada, pushoj së rrahuri zëmra e ROZETA KALOS….

E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona…..

Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….

Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)…..

Midis dy fotove të para shtrihet një hark kohor prej rreth 39 vitesh (18.07.1985 dhe 31.05.2024), nga koha e njohjes dhe e fejesës sonë deri në largimin për në Amëshim, të gjysmës sime më të mirë Rozeta Kalo….

VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje dhe dëshira shpresësjedhëse për Familjen Kalo Jr…..

NË Elbasan ditën e dasmës dhëndri i këndon nuses:”E para moj është nëna, e dyta moj më je ti, të dyja të mira jeni, gjithë bota ju kanë zili!”

Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njejtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njejtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024…..

Togethet forever and ever

You may also like