Me keqardhje të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, është njohur sot me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Advertisements
Tekniku ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.
Advertisements
Federata Shqiptare e Futbollit i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin e tij për këtë humbje dhe i shpreh ngushëllimet më të thella trajnerit Silvinjo.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka.