Kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë.
Advertisements
Me anë të një postimi ai thotë se sistemi energjitik në vend është në kolaps.
Advertisements
Berisha akuzon ministren Balluku per situaten e krijuar, duke shkruar se “gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale”.
Reagimi i Sali Berishes
Blackout i plotë!
Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë.