“Në burg do kesh plot mikrofona nëse do të…”/ Dea Mishel reagon sërish ndaj Luizit

by editor

Dy ish-banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Dea Mishel dhe Luiz Ejlli, këto ditë kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale. Kjo nisi nga Dea Mishel pas lajmit për dënimin një vit me burg të këngëtarit të dashur për publikun, për falsifikim dokumentesh.

Advertisements

E pas reagimit të artistit shkodran, ajo bëri një tjetër postim në “Instastory” duke shtuar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.

Advertisements

Fituesi i “Big Brother VIP 2” e kishte interpretuar këtë këngë në një koncert, ku e përfshiu edhe Dean, situatë që bëri shumë bujë. Luizi ka qenë një rival i madh i Deas dhe Olta Gixharit teksa ishin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

You may also like