Në protestën për Martinin, flet motra e Egli Progës: Policia mos bëjë të njëjtin marifet si me vëllain tim

by editor

Jonida Proga, motra e Egli Progës që u vra në Pogradec, preku me fjalimin e saj në protestën për Martin Canin para Ministrisë së Arsimit. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet për vrasjen e Martinit.Me lot në sy, ajo tha se edhe familja e saj ishte detyruar të largohej nga Pogradeci pas humbjes së Egli Progës, duke e quajtur qytetin një “vend krimi”.
E këtu përmend edhe deklaratën e prindërve të Martinit, të cilët kanë thënë se duan të ikin në SHBA.Jonida Proga: Ju tashmë më njihni, vazhdoj të jem motra e Egli Porgës. Erdha sot për Martinin, çfarë zemre duhet të ketë një nënë që as nuk mallkon e as nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi. Ku është Vilma Peleshi, nëna e vrasësit, përse nuk flet, pse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë se prindërit e Martinit që u iki drita e syve dhe s’kërkojnë asgjë vetëm të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Prindërit e Martinit duan të ikin jashtë Shqipërisë e të harrojnë këtë vend që është kthyer në vend krimi. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhën në Tiranë se nuk mund të qëndrojnë në atë vend krimi. Edhe sa fëmijë të tjerë duhet të vriten me jataganë nëpër shkolla. Unë jam këtu për të bërë thirrje publike, për ata që kanë fëmijë, vëllezër motra, prindër që jetojnë të pasigurt në këtë vend, ngrihuni dhe mos lejoni më t’iu vriten të dashurit dhe të afërmit tuaj. Të kërkojmë drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Këto do ta fillojmë, sot do kërkojmë përgjegjësi morale për therjen e Martinit.I bëj thirrje policisë, mos bëj të njëjtin marifet si me vëllain tim. Gjej jataganin dhe vrasësin tjetër e të mos justifikohet. Qeveri po të thërras, po rrit kriminelë, ke përgjegjësi për atë që vrau Martinin. I bëj thirrje popullit të na bashkohen, ti bashkohen dhimbjes sonë. Mos bëni sehir por ngrihuni dhe bashkojuni Florinës.Egli Proga u vra më 10 gusht në Pogradec, ku në rrethana ende të dyshimta Denis Meçe i mori jetën me grushta kokës 42-vjeçarit, Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve.

Advertisements

You may also like