Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Has ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Raportohet se djali Rexh Lushi është futur në banesë për të shpëtuar nënën e tij, Fatime Lushi, por nuk ka mundur t’ia dalë pasi ka mbetur i bllokuar brenda.
Advertisements
Ndërsa bashkëshortja e viktimës, shtetasja me iniciale A. L., ka mundur të dalë nga banesa.
Trupat e pajetë të nënë e bir janë nxjerrë nga banesa pas shuarjes së flakëve
Lidhur me tragjedinë në fjalë, avokati Ermal Hamataj, gjatë një interviste televizive u shpreh se sipas Kodit Civil mjafton që të vërtetohet lidhja shkak-pasojë, e në rastin konkret pretendohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektike.
Advertisements
“Aq mjafton për ta lidhur përgjegjësinë me OSHE-n dhe kjo përgjegjësi nuk është vetëm në kuadrin e asaj ndihmës që mund të japë pushteti lokal apo qendror, por është në kuadër të asaj që kërkohet gjyqësisht”-u shpreh avokati.
Deklarata e avokatit:
“Në radhë të parë ngushëlloj familjarët pasi është një ngjarje mjaft e rëndë.
Sa i përket pastaj pjesës që a bëhet bamirësi a ka një kuadër ligjor, sa i përket përfitimeve ose nga ana tjetër a zbatohen kontratat fjala vjen me OSHE-n, sepse dyshohet se kemi një shkëndijë elektike.
Po ka një kuadër ligjor, por ka diçka që shpesh-herë qytetarët kanë një mungesë se si dhe ku duhet të drejtohen apo mënyrën sesi duhet ta kërkojnë shpërblimin lidhur me dëmin që ju ka ardhur.
Advertisements
Dëm ky i cili nuk mund të jetë vetëm humbje jete (fatmirësisht) , por mund të jenë dëmtime materiale apo dëme të tjera të vogla.
Ajo ç’ka vihet re rëndomtë në Shqipëri është se tragjedi të tilla ndonjëherë kthehen në shoë, për ata që ndihmojnë këto familje në formë bamirësie, apo ato ndihma që vijnë në formën e vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak në ato zona ku ndodh ngjarja.
Nga ana tjetër kjo është pika A e qytetit të cilit i ka ndodhur fatkeqësia, sepse sipas Kodit Civil mjafton që të vërtetohet lidhja shkak-pasojë e në rastin konkret (nuk dua ta marrin si të mirëqenë) nëse pretendohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektike, pasoja dihet.
Aq mjafton për ta lidhur përgjegjësinë me OSHE-n dhe kjo përgjegjësi nuk është vetëm në kuadrin e asaj ndihmës që mund të japë pushteti lokal apo qendror, por është në kuadër të asaj që kërkohet gjyqësisht’