Emri i Princ Lekës ka qenë shumë i lakuar ditët e fundit në media. Shkak është bërë pikërisht përplasja fizike që ai pati me Elia Zaharian dhe babain e saj, Gjergjin. Aktualisht, çifti mbretëror po e vazhdon betejën në dyert e Gjykatës, ku dhe vendimi është dhënë tashmë.
Advertisements
elia zaharia princ leka blerta celibashi
Advertisements
Por, teksa çështja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, një tjetër detaj ka dal në pah rreth jetës sentimentale të princit. Blerina Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e djalit të presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka dhënë këndvështrimin e saj lidhur me deklaratën e fundit të Murat Bashës, ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror. Murat Basha së fundmi ka zbuluar se ka pasur plane për të gjetur një partnere për Princ Lekën dhe Teuta Rugova, vajza e Ibrahim Rugovës, u mendua si një kandidate e mundshme.
Murat Basha, në emisionin “Top Story”, shprehet se sipas traditave dhe rregullores së Mbretërisë Shqiptare, u konsiderua si e arsyeshme që Princ Leka të martohej me Teutën. Ai tregoi se nga rrethi i ngushtë i Mbretit Leka, u krijua një “projekt” që synonte të planifikonte një të ardhme për princin me një vajzë shqiptare, por që nuk jetonte në Shqipëri, dhe Teuta dukej si një zgjedhje e përsosur. Megjithatë, pasi mësuan se Princi Leka ishte në një marrëdhënie, kjo ide nuk u materializua.
“Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, rrëfen Basha. Në një intervistë për emisionin “Gjesi”, Blerina Kllokoqi-Rugova ka thënë se ky është lajmi i parë që ajo dëgjon për këtë çështje dhe është e habitur nga kjo ide. Sipas saj, Teuta ishte shumë e re në atë kohë që po flitet për këtë propozim.
“Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë lajm. Teuta ka qenë shumë e re atëherë, por Teutën të gjithë e duan”, ka shprehur Blerina.
Kështu, Blerina Kllokoqi-Rugova konfirmon se kjo është hera e parë që ajo dëgjon për këto plane dhe nuk ishte në dijeni të tyre më parë. Ngjarja që rrethohet nga njëfarë misteri, shton një dimension tjetër në historinë e pasur të Oborrit Mbretëror dhe të familjes Rugova. Megjithatë, në ato vite Princi ishte në Paris, ku edhe u njoh me Elian, që në ato vite studionte në Francë.
Ndaj edhe martesa me “shkuesi” duket se u la në harresë, pikërisht se Leka gjeti princeshën e tij në qytetin e dashurisë. Një skenar ky i denjë për përralla. Për gati 2 vite, çifti e jetoi këtë histori në fshehtësi, duke preferuar që ta mbanin të fshehtë edhe nga një pjesë e mirë e rrethit miqësor, deri në 2010, ku dhe surprizuan publikun me fejesën e tyre në Paris.
Por historia mbi 15 vjeçare me Elian jo vetëm që sot ka marrë fund, por duket se palët kanë edhe një konflikt të nxehtë mes tyre. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Sipas informacioneve, gjykata nuk ka pajisur me urdhër babin e Elias, Gjergj Zaharinë. Çiftiduhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.
Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media. Kujtojmë se ditë më parë, në media u bë publik lajmi se Princ Leka kishte denoncuar për dhunë Elia Zaharinë dhe babain e saj Gjergj Zaharia, për dhunë. Po ashtu, edhe Elia Zaharia e kishte denoncuar Princ Lekën për të njëjtën vepër penale. Në dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin. Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka goditur.
Nga videoja shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70- vjeçar. Ndërkohë që ai dëgjohet teksa thotë nuk preka gjë me dorë dhe tenton të ikë, por me njërën dorë mban celularin, duke filmuar ish-bashkëshorten e tij. Por, duket se konfliktet në familjen mbretërore kanë kohë që kanë nisur. Dhe shkak pikërisht është bërë tradhtia e Princ Lekës. E teksa vendi “zien” nga “skandali mbretëror”, një reagim ka edhe shoqja e Elias, aktorja e njohur Luli Bitri, që ka zbuluar më shumë rreth nisjes së konfliktit.
Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo i del në mbrojte Elias, teksa ka zbuluar se Princ Leka e ka tradhtuar bashkëshorten. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me detajet e reja nga kjo marrëdhënie e prishur, ku shkak paska qenë pikërisht fotografja disa vite më e re, Blerta Celibashi.
Ndonëse pak javë më parë, Oborri Mbretëror u mundua ta përgënjeshtrojë këtë fakt, duket se tashmë e vërteta është zbuluar. Ka qenë pikërisht Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror që foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm.
“Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë.
Është njeri artist në kuptimin e plotë të fjalës, bija e një artisteje të madhe shqiptare që është Yllka Mujo, ndoshta ky ka qenë, besoj, fillimi i çarjes së tyre. Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës”, u shpreh ai.