Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP!

by editor

Që nga nisja e hetimeve nga SPAK, ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, konfliktet mes çiftit duket se janë përshkallëzuar.

Advertisements

Madje mbrëmë, vetë Monika Kryemadhi gjatë një interviste televizive dha indice se përveç krisjeve në politikë, edhe marrëdhënia e tyre bashkëshortore është në krizë. Madje ka zëra se çifti janë ndarë në përpjekje për të shpëtuar ndonjë nga pasuritë e fshehura, të cilat flitet se mund t’i ketë gjetur SPAK-u!

Advertisements

Ky nuk është rasti i vetëm, madje mund të thuhet se me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme, si politika, biznesi apo showbizi!

Një tjetër rast i cili bëri bujë të madhe ishte ai i aktorit të humorit Bes Kallaku, me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Dy personazhet e “showbizit” shqiptar, u fol se ishin të përfshirë në hetimet e SPAK nën akuzën për pastrim parash. Pas këtyre zërave, çifti nisi të shpërndante lajme për ndarjen e tyre dhe disa javë më vonë ata konfirmuan divorcin.

Gjithashtu një tjetër rast, ishte ai i këngëtares Elvana Gjata me biznesmenin dhe të shumëkërkuarin Ervin Mata. Pas hetimeve të SPAK, që zbuluan se ky i fundit ishte i përfshirë në grupin e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës së bashku me djalin e ish-zyrtarit të policisë Erzen Breçani, këngëtarja u distancua nga Mata. Madje në media u fol se marrëdhënia e tyre mori fund.

Hetimet dhe goditjet e SPAK-ut, kanë nxjerrë kupolën e korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ‘comfort zona”. Të gjithë të shqetësuar për pasurit e vëna në mënyrë të jashtëligjshëm, po nxitojnë të bëjnë veprime të tilla si divorcet ose shitja e bizneseve, në përpjekje për të shpëtuar ndonjë copë!

You may also like