“Nga mosmirënjohja, të ktheva shpinën”- Bes Kallaku “thumbon” Xhensilën pas ndarjes? Aktori: Do mbash mëkatin apo do bësh viktimën

by editor

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i ka dhënë fund disa muaj më parë martesës së tyre disavjeçare, nga e cila kanë ardhur në jetë edhe dy fëmijët, Ajka dhe Amen.

Advertisements

Së fundmi, Besi ka publikuar një bashkëpunim të ri, ku fansat kanë aluduar se teksi i këngës është “thumb” për ish-partneren e tij.

Advertisements

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, është një ndër vargjet e këngës.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, Besi tregoi se tekstin e këngës e ka krijuar nga shpirti, duke nxitur akoma më shumë thashethemet se i dedikohet arsyeve që çuan në fundin e martesës së tij me këngëtaren.

“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”- shkruan ndër të tjera këngëtari.

Kujtojmë që ishte Besi Kallaku ai i cili konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, duke thënë që tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

You may also like