Nga shtëpia e Ilnisës, Meriton Mjekiqi reagon për herë të parë pas finales së “BBV”

by editor

Meriton Mjekiqi ka bërë reagimin e tij të parë pas daljes nga shtëpia e BBV, duke u shprehur shumë mirënjohës për të gjithë fansat që e kanë suportuar gjatë rrugëtimit të tij prej 133 ditësh.

Advertisements

“Përshendetje nga unë Meritoni, në fakt sot po e shijoj ditën se vetëm kam pushuar dhe kam fjetur. Jam mirënjohës që keni besuar që unë të vi deri këtu ku arrita. Jam mirënjohës cdo familje shqiptare dhe cdo shqiptari kudo në botë që më keni votuar. Ju falenderoj shumë për cdo gjë. Ju dua pa masë. I juaji, Meritoni”, shprehet ish-banori i BBV3.

Advertisements

Nga sfondi i videos, duket qartë që Meritoni gjendet në shtëpinë e Ilnisës pasi sipas fansave aty gjenden piktura të shumta si edhe libra, për të cilat ish-banorja ka folur shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV.

Në sfond gjithashtu duket edhe një fotografi e Ilnisës dhe Meritonit gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

You may also like