Enea Sulejmani është një ndër personat e akuzuar si i përfshirë në skemën e zbuluar sot në aeroportin e Rinasit, ku efektivë dhe persona të tjerë, u mundësonin kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt parave, personave që e kishin të ndaluar.
Advertisements
Sulejmanaj ishte në krye të grupit, dhe ishte po ashtu personi që gjente njerëzit që kishin probleme apo iu duhej të kalonin në vendet e Evropës, edhe pse nuk ju lejohej. Me ndihmën e inspektorit në aeroportin e Rinasit Briken Tereziu dhe disa punonjësve të tjerë policor ai realizonte kalimet e tyre.
Advertisements
Kjo skemë u zbulua pikërisht nga përgjimi i telefonit të Sulejmanit, i cili është i arrestuar. Sulejmani, i cili dikur mbante postin e kreut të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, ka rënë në prangat e policisë më 21 mars, pas një mega-operacioni të policisë, për kapjen e trafikantëve të drogës.
Ai është kapur duke transportuar një sasi të konsiderueshme kanabisi në zonë ne Xhamllikut në Tiranë, së bashku me Igli Begajn dhe Shkëlqim Ostenin. I përfshirë në skemë ishte dhe efektivi i “Operacionales”, Ervin Shkurta, i cili i ndihmonte që të mos kapeshin nga policia.
Grupi kriminal kishte hapur edhe një “call center”, që shërbente pikërisht për shpërndarjen e drogës. Pikërisht, droga porositej me anë të telefonatave dhe më pas, me taksi, shpërndahej në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Natën kur ata u arrestuan, ata sulmuan efektivët në mënyrë që të mos kapeshin. Në përplasje e sipër, Sulejmani mbeti i plagosur lehtë dhe u shtrua në spitalin e Traumës.