Ngjarja e rëndë në Korçë, flasin fqinjët: Ishte e tmerruar, e ndihmuam të fikte flakët

by editor

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Melisa Trëndafilit, e cila u lye me benzinë nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, i cili më pas i vuri edhe flakën.

Advertisements

31-vjeçarja është nisur drejt Spitalit Universitar “Nënë Tereza” me plagë të shumta në trup e djegie të shkallës së lartë për të marrë mjekim më të specializuar.

Advertisements

Sakaq, Policia ka ngritur pika kontrolli për autorin e dyshuar.

Ndërkohë, një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave:

Advertisements

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes.”

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Bledar Trëndafili edhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes e cila jeton me qira në një prej rrugëve të lagjes Nr. 1 në afërsi të Bulevardit “Republika”.

Ai i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga procesi i divorcit por ajo ka qenë kundër ribashkimit.

You may also like