Ngjarje e rëndë në Fakultetin e Arteve në Pragë, dyshohet për disa të vrarë me armë zjarri

by editor

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Pragë. Paraprakisht thuhet se janë shënuar të shtëna me armë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Advertisements

Si pasojë dyshohet se ka të vdekur dhe të plagosur. Policia ka thënë se e ka vrarë autorin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Advertisements

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.

You may also like