Ngrica, mjegull dhe dëborë në rrugë/ Si paraqitet situata në juglindje të vendit (FOTO)

by editor

Trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm

Advertisements

Juglindja e vendit është “pushtuar” nga dëbora dhe mjegulla mëngjesin e sotëm.

Advertisements

Raportohet se gjatë mbrëmjes së të dielës ka pasur reshje dëbore në lartësinë 1000 metra, teksa trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.

Në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugëve, të cilat janë të kalueshme pa zinxhirë, por vështirësi krijon mjegulla e dendur. Shoferëve u bëhet apel të kenë kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.

Kujtojmë se moti i keq ka shktuar probleme në disa aksie mëngjesin e sotëm, ku fillimisht në Rrugën e Kombit 6 mjete u përplasën, e më pas në fshatin Qukës të Elbasanit, dy mjete u përplasën duke lënë 6 persona të plagosur.

You may also like