Përplasja e makinës me një pemë shkaktoi vdekjen e një të riu shqiptar në Greqi.
Advertisements
Viktima është Robert Pojani, 25 vjeç, shtetas shqiptar që ndodhej në Greqi.
Advertisements
Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë, u bë e ditur në një njoftim mbi ngjarjen.
Ngjarja ndodhi të shtunën 22 qershor ora 16.30 në zonën e Halkidhikisë pranë Selanikut, në rrugën Nea Fokea, raporton noa.al.
I riu humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë, duke mbetur i vdekur.
Në foto shikoni pamje pas aksidentit tragjik që po hetohet nga policia lokale.
Autoambulanca që mbërriti në vendngjarje e dërgoi të riun në spitalin e Kasandras, por atje u konstatua se kishte ndërruar jetë.