“Një makinë më ndërpreu rrugën”- U aksidentua me furgon duke lënë tre pasagjerë të lënduar, arrestohet shoferi për deklarime të rreme, videoja që e nxori zbuluar

by editor

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shoferin të një furgoni për transport ndërqytetas të qytetarëve, i cili humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke lënë të lënduar 3 pasagjerë.

55-vjeçari Ajet Lila është arrestuar për deklarim të rremë për aksidentin në bypass-in e Rrugës së Arbrit, ku kishte thënë para oficerit se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga policia, asnjë mjet tjetër nuk ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit.

Policia njofton gjithashtu se mjëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Njoftimi:

Dibër

Dha deklarim të rremë për aksidentin rrugor që shkaktoi mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet. Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

You may also like