Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili votoi kundër projekt rezolutës së PS, i ftuar në një emision televiziv nënkuptoi se ka pasur një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës.
Advertisements
“Shqetësimi është i madh edhe nga ndërkombëtarët, po të shikosh që qoftë maxhoranca qoftë opozita kanë sulm frontal ndaj SPAK. Një ndër argumentet që rrëzohet kauza e maxhorancës është kjo, parlamenti ka të vetmin mjet efikas që në këto 20 vite, janë komisionet hetimore, këta e shkatërruan ligjin për komisionet hetimore.
Advertisements
Deligjimitimi që bën opozita është gabim. Opozita ashtu siç ndodhi marrëveshja që kam qenë kundra, interesi i opozitës, duhet të marrë pjesë në komision, nëse nuk merr pjesë në komision opozita dhe nuk e pengon maxhorancën dhe nëse ka tendencë të maxhorancës për të penguar, varet nga vota që ka opozita. Nga qëndrimi i opozitës do dali, unë nuk bëj kompromis dhe nëse e shikoj që do preken themelet e reformës në drejtësi për të tjerat jam i hapur”-u shpreh Dashamir Sula.
Deputeti Sula paralajmëroi po ashtu se kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë mesazh kërcënues nga një zyrtar, dhe shtoi se priten zhvillime.
“Drejtuesi i SPAK-ut, kur erdhi në Kosmionin e Ligjeve e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk kemi nevojë për asgjë në kuadër ligjor, na lini kështu siç jemi, mos na pengoni. Mos prit që unë ta them kush ka dërguar mesazhin kërcënues ndal Altin Dumanin, por do kemi zhvillime të tjera.
-Bëhet fjalë për një politikan të shpallur në kërkim, nën hetim?
“Aludohet për Arben Ndokën, nuk është e vërtetë. Njerëz të caktuar me fuqi të fortë ekonomike po tentojnë për të bërë të pamundurën për ta penguar punën e SPAK për ti kërcënuar dhe penguar. Kjo është e qartë, unë e kam thënë, e vlerësoj Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë që kanë marrë këtë punë të vështirë.”-u shpreh Sulaj
-Një politikan që i ka dërguar mesazh kërcënues SPAK?
“Nuk jap shpjegime se e dëmtoj gjënë, por indiciet që them janë të rrezikshme, SPAK duhet ta pengojë. Politika ka shumë për ta mbrojtur, mjafton të distancohet nga elementë të krimit, ka politikanë të cilët bashkëpunojnë me krimin.”
Po ashtu, deputeti demokrat u shpreh i penduar që ka votuar ligjin për amnistinë penale.
“Kam bërë gabim që votova ligjin për amnistinë penale, u artikulua sikur nuk do liroheshin të dënuarit nga GJKKO, por u liruan të dënuarit për korrupsion. Është e trishtueshme që sot një pushtet tjetër si drejtësia, do duhet të sjellin ndryshime në politikë.”-u shpreh Dash Sulaj.