Një shqiptar i shkruan yllit 16-vjeçar të Spanjës: T’i bëjmë ne detyrat e shkollës, vetëm mos na bëj gol…

by editor

Shqipërisë i duhen tre pikët për të vijuar ëndrrën në Euro 2024, dhe memet në rrjetet sociale kanë vërshuar.

Advertisements

Misioni kundër Spanjës duket i vështirë, por jo i pamundur për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8-tat dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me linjat e dyta.

Advertisements

Tifozët shqiptarë u kanë shkruar yjeve të Spanjës që të tolerojnë Shqipërinë të kualifikohet. Njëri prej tyre i ka shkruar kampionit 16-vjeçar Lamine Yamal.

“Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan ai yllit të Spanjës.

You may also like