Banorët e ”Big Brother Albania Vip 3” kanë “telefonuar” këtë të enjte njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më. Moderatorja Roza Lati ashtu siç shumë të tjerë prisnin që t’i telefononte babait të saj, zgjodhi t’i telefonojë bebit që ta abortuar, histori të cilën e ka treguar disa ditë më parë, në shtëpinë e Big Brother VIP.
Advertisements
”Hej engjëll, kjo telefonatë është për të të kërkuar falje, më vjen shumë keq, mendoj se në momentin që do të takohemi bashkë do jetë momenti perfekt, do jetë momenti i duhur.. ku as ty as mua s’do na mungojë gjë.
Advertisements
Ku kam dëgjuar rrahjet e zemrës tënde, kuptova që nuk jam vetëm është thjesht momenti i duhur, që ti do vish. Mezi pres të vish… Rita mezi pret të vish, më vjen shumë keq që të ndala rrahjet, por më beso që do kesh fëmijërinë më të bukur që një krijesë në duart e mija mund të ketë.
Një miku kur po i flisja një ditë për punën, po i ankohesha dhe më tha ”Rozë boll bërë milionerë të tjerët, bëj milionin tënd” dhe ai e kishte fjalën për ty. Ti do jesh pasuria ime më e madhe, në momentin e duhur do jemi bashkë. Unë mezi të pres, e kam dënuar veten që nuk e shtrova rrugën e takimit tonë, sepse po ndërtoj të ardhmen që të mos na mungojë asgjë, të dua shumë edhe më fal”.