Njoftuan morgun për tërheqjen e trupit, por…! Si tentuan dy infermieret e azilit të fshihnin vrasjen(DETAJET E REJA)

by editor

Policia arrestoi dy infermieret e turnit në azilin privat ku u godit për vdekje me bastun 82-vjeçari Virxhil Vesho nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.

Advertisements

31-vjeçarja Nazime Mulla dhe 26-vjeçarja Glesantina Saraçi akuzohet se kanë tentuar të fshehin ngjarjen.

Advertisements

Infermieret mësohet se pasi kanë zbuluar krimin e rëndë brenda dhomës së azilit privat nuk kanë njoftuar policinë, por morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin.

Por dy të arrestuarat nuk kanë treguar se çfarë kishte ndodhur, ndërsa ngjarja është zbuluar pasi gjatë ekspertizës mjekoligjore në morg u zbuluar se viktima kishte shenja dhune në trup, të shkaktuara nga goditja me bastun.

Advertisements

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë.

You may also like