Njollat e gjakut ende në vendngjarje/ Nga lokali në spital, si nisi sherri që përfundoi me krisma në Korçë (FOTO)

by editor

Personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të dehur dhe prandaj sherri ka degraduar

Advertisements

Teksa njollat e gjakut janë ende në vendngjarje, banorët e zonës ku ndodhi përplasja me armë në Korçë tregojnë se kishin dëgjuar të shtëna.

Advertisements

Një i moshuar pohoi se kishte dëgjuar disa të shtëna, por nuk ishte në dijeni të konfliktit.

“Nuk e dimë se ça ndodhi. Dëgjuam krisma, shtinë ata, pam-pam ja bëri”, tha një i moshuar që ka shtëpinë pranë vendit të ngjarjes.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar Adem Dervishi, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar.

Ai kishte tentuar t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit 38-vjeçari ra në pranga.

Sipas policisë, 38-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Kujtojmë se nga konflikti me armë zjarri dhe me mjete të forta të plagosur mbetën dy persona, konkretisht Igli Hoti dhe Artan Qeshori, të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.Mësohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur, në momentin që nisi sherri. Njëri prej personave ka debatuar me palën tjetër teksa ishin duke dalë nga lokali dhe në gjendje të dehur kërkonte që t’i hapnin rrugën. Kaq ka mjaftuar që të fillonin një konflikt, i cili degradoi në përdorimin e armës dhe mjeteve të tjera të forta.

You may also like