“Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, Rama i mahnitur nga pritja e Macron: Hera e parë në historinë tonë për një kryeministër shqiptar

by editor

Kryeministri Edi Rama u prit dje me nderimet me të larta ushtarake në Francë. Me ftesë të Presidentit francez, Rama zhvilloi një vizitën zyrtare në Paris, ku pati dhe takimin në Elysee me Emmanuel Macron.

Advertisements

Rama shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e rangut më të lartë zyrtar që i bëri Presidenti i Francës, Emanuel Macron, duke e konsideruar këtë një nder në historinë e Shqipërisë.

Advertisements

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Francë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u nderua në ceremoninë e mbajtur në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris, një kompleks i mirënjohur muzeal dhe monumentesh, të lidhura me historinë ushtarake e Francës. Kryeministri Rama dhe bashkëshortja u pritën në portikun e hyrjes nga ministri për Europën Jean-Noël Barrot dhe nga Guvernatori Ushtarak i Parisit, gjeneral korparmate Christophe Abad.

Më pas, kryeministri, i shoqëruar nga komandanti i trupës së Gardës Republikane, përshkoi Oborrin e Nderit, në prezencën tri togave të rreshtuara të Gardës. Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës vijuan protokollin e ceremonisë e më tej kryeministri Rama i shoqëruar nga komandanti i trupës parakaloi para togave të Gardës. Nderimet ushtarake para kryeministrit Rama u paraqiten nga një detashment i përbëre nga orkestra e Gardës Republikane dhe tri toga të regjimenteve të Këmbësorisë së Gardës Republikane.

Edi Rama u shpreh i impresionuar nga pritja e Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Francë. Kreu i qeverisë kujtoi kohën kur ishte emigrant në vitet ’90 dhe ka mbajtur radhën për të gjetur një taksi.

“Sot jam vërtet shumë krenarë jo për veten, por për Shqipërinë dhe miqësinë mes dy vendeve. Hera e parë në historinë e marrëdhënieve tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë”, tha ai.

Duke përshkruar emocionet e pritjes zyrtare Rama tha: “Po vij nga një përvojë e dendur, para disa minutash që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90, kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi, pastaj jetova vështirësi të mëdha të asaj kohe. Për të gjithë ata që vinin nga Shqipëria dhe Evropa nuk ishte e lehtë për ne. Mendova se kisha parë gjithçka kur edha një ditë në këtë pallat, por sot jam vërtet shumë krenar jo për veten, por Shqipërinë dhe miqësinë mes dy vendeve. Hera e parë në historinë tonë të marrëdhënieve tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë”.

Kjo sipas tij, do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Bëmë shaka me ambasadorin sepse ishin një ekip miqsh të Shqipërisë që në vitet ’90 ishin një numër i vogël sa gishtat e një dore, sot janë shumë më tepër. Ka njerëz që vijnë në Shqipëri për ndërmarrjet e tyre, dua të falënderoj për vizionin dhe vendosmërinë që ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE për të vënë në tryezë nevojën për të shoqëruar këtë proces integrimi me një përafrim përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe vendet e BE. Një Evropë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng i mënyra të vjetra tradicionale të integrimit”, theksoi Rama.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Paris, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, përgëzoi Shqipërinë për reformat në kuadër të integrimit në BE dhe ka përsëritur mbështetjen e Francës.

“Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më te fortë ndaj luftërave. Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Presidenti Macron.

Shqipëria dhe Franca nënshkruan dje dy marrëveshje në fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit. Ministri Blendi Gonxhja nënshkroi dy marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve së bashku me homologen franceze dhe në prani të ambasadorëve. Këto marrëveshje u firmosën në kuadër të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Paris, ku pjesë e delegacionit shqiptar ishte dhe Blendi Gonxhja.

You may also like