“Nuk është fundi, merkatoja nis sot!”/ U përjashtua nga Nikolla, Basha shpërthen ndaj kryeparlamentares: Në Kuvend kishte marrëveshje që PD…

by editor

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për mediat pas përjashtimit nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Ai tha se në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura.

“Kuvendi kishte 2-3 mundësi për të detyruar transparencën por duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve, Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.
Nuk bëhet fjalë vetëm për Reformën Zgjedhore, por edhe buxheti apo ligji për investimet strategjike.

Në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura.
Pati pretendim sikur sot ishte fundi i një merakatojë, por në fakt merkatoja nis sot”, tha ai.

You may also like