Një 54-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi ka dhunuar me sende të forta një mjek.
Advertisements
Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj.
Advertisements
54-vjeçari mësohet se ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit me iniciale E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja,54-vjeçari dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Advertisements
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.