‘Nuk kam ardhur të tallesh këtu’! Përplasje mes Salianjit dhe Ardi Veliut në komision: Ti je lesh kokë e këmbë!

by editor

Këtë të martë, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është zyrtari i tretë që do të dëshmojë në komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Advertisements

Ashtu edhe si drejtoresha e SHISH dhe kreu i AMP, edhe Veliu kërkoi mbledhje me dyer të mbyllura, me arsyetimin se të dhënat janë sensitive.

Advertisements

Kjo kërkesë e tij është depozituar edhe me shkrim, por me lëndën “Kërkesë për informacion”. Kryetari i komisionit Ervin Salianji, i ka kërkuar më shumë shpjegime Veliut, se çfarë informacioni kërkon nga opozita që të mund t’ia vënë në dispozicion.

Por teksa Salianji “kapet” me faktin që çdo kërkesë është e njëjtë dhe e shkrojtur nga e njëjta dorë, i ka kërkuar “llogari” për atë që ka paraqitur.

Mazhoranca, për t’i dalë në mbrojtje, ka kërkuar nga Salianji që të vijojnë mbledhjen me dyer të mbyllura dhe jo të kapen pas një shkrese e të qëndrojnë kaq gjatë.

Teksa i qëndron ligjit, Salianji nuk pranon që të hedh në votim kërkesën e Ardi Veliut, ndërsa PS thotë se e njëjta kërkesë ka mbërritur në komision edhe nga drejtori i policisë dhe është pranuar.

Në këto kushte, Salianji ka kërkuar që drejtori i policisë të rikthehet në komision dhe të quhet e pavlefshme seanca që kanë zhvilluar.

Pas debateve të shumta, Veliut i është vënë në dispozicion një tjetër kërkesë, të cilën ai e lexoi.

Edhe në këto momente, ka pasur përplasje dhe debate mes palëve dhe dëshmitarit.

“Mesa duket zoti Qefalia ka dyshim a dini të shkruani dhe të lexoni. Me këtë gjuhë fol në një vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë. Nuk e guxon dot. Ti je lesh i tëri, kokë e këmbë. Nëse je analfabet nuk e kemi fajin ne. Para komisionit drejtohe dhe përgjigju për shkeljet e ligjit”, tha Salianji.

Pjesë nga debati:

Ardi Veliu: “Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu”.

Salianji: “Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh”.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: “Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar. Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot”.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: “Ti je lesh i tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju”.

Toni Gogu: “Nuk na kanë dhënë të drejtën të ofendojmë”.

You may also like