“O ko*e kandari po të përdorin, do shkosh në burg”, çfarë i thanë analistët 6 vite më parë Ervin Salianjit

by editor

Deputeti demokrat Ervin Salianji u dënua sot me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, për dosjen “Babale”. Bëhet fjalë për një rast të denoncuar më shumë se 6 vite më parë nga Salianji, që u përmbyll vetëm këtë të enjte në shkallën e dytë të drejtësisë.

Advertisements

Mirëpo, në një debat televiziv të realizuar gjashtë vite më parë në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji ka pasur një përballje të fortë me analistët Mustafa Nano dhe Lorenc Vangjeli, të cilët i kanë thënë se po përdorej dhe në fund të gjësë, do të përfundonte në burg.

Advertisements

Salianji, mbrëmjen e 9 Tetorit 2018 ka nxjerr një video që tregonte dëshmitarin e Prokurorisë, Fredi Alizotin duke treguar se ishte shantazhuar të aktronte sikur ishte Geron Xhafaj.

Sipas deputetit, atë kohë, Alizoti ka thënë se është marrë në makinë nga kryepolici Ardi Veliu që të luante rolin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Nuk dihet se kush ia ka bërë këtë kamera të fshehtë Alizotit, por gjashtë vite më parë doli hapur se ai ishte një person i pabesueshëm.

“Këtë zotërinë që është dëshmitari kryesor i prokurorisë e kanë marrë e kanë përpunuar. Këtë njeri e kanë çuar me zor si dëshmitar në prokuri”, u shpreh Ervin Salianji, teksa u ngrit befas në emision dhe i dha një USD Fevziut, duke i kërkuar ta shfaqte në ekran.

Në këtë moment i revoltuar, Mustafa Nano i drejtohet Salianjit: O idiot po të përdorin. O koqe kandari po të përdorin, do hysh vetë në burg.

Ervin Salianji: Ky zotëria Fredi Alizoti që del se thotë kam bërë zërin e Agron Xhafës më 1 qershor ka marrë Drejtorin e Policisë së Fierit dhe ka denoncuar. Ndërsa në filmimin që më kanë sjell mua ky thotë se më kanë shantazhuar.

Mustafa Nano: Ti je edhe dhi e zgjeposur dhe bishtin përpjete. Je nën akuzë!

Ervin Salianji: Janë vënë të gjithë në shërbim të ministrit të Brendshëm. Policia është angazhuar për të gjetur një dëshmitar të rremë. Shiheni tani këtë llumin që është dëshmitar për prokurorinë.

Lorenc Vangjeli: Është një idiotësi e madhe more. Rrituni!

You may also like