Operacioni antidrogë në Tiranë/ Policia jep detaje: Sekuestrohen kokainë, makina…

by editor

Këtë mëngjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje nga megaoperacioni “Tempulli 3”.

“Rezultatet e koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla.

Sekori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë.

U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve.

U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë.

U sekuestruan:

3.5 kg kokaine

50 doza heroinë

100 doza kanabis

27 celulare

5 automjete”, tha ai.

You may also like