Dalje lumenjsh, përmbytje, evakuime dhe deri të vdekur është bilanci i motit të keq që ka goditur Italinë këto ditë. Një makinë është gëlltitur në rrugën shtetërore 280 që lidh Catanzaro me Lamezia Terme për shkak të shembjes së papritur të sipërfaqes së rrugës.
Advertisements
Shembja shkaktoi një hendek disa metra të lartë në sipërfaqen e rrugës, e cila preku të dy karrexhatat. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lamezia Terme, e cila është prekur veçanërisht nga vala e motit të keq të orëve të fundit. Drejtuesi i makinës, ka arritur të shpëtojë pa pësuar dëmtime kur u hap gropa.
Advertisements
Shembja shkaktoi mbylljen e rrugës, një arterie strategjike sepse lidh qytetin rajonal me stacionin hekurudhor dhe aeroportin ndërkombëtar të Lamezia Terme, i cili funksionon rregullisht. Ekipet e ndërhyrjes dhe forcat e rendit janë të pranishme në vend për të menaxhuar trafikun.