Pamje të rënda/ I “larë” në gjak dhe me shenja dhune në fytyrë, del foto e trupit të recepsionistit që u vra nga bashkëpronari i hotelit

by editor

Dalin pamjet e trupit të pajetë të recepsionistit, Eraldo Nevruzi, që u vra nga bashkëpronari i hotelit në Dhërmi.

Advertisements

Viktima u gjet paraditen e sotme (7 Qershor) në një gurore në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Advertisements

Trupi i 31-vjeçarit shihet i larë me gjak dhe me shenja dhune në pjesën e kokës.

Ndërkohë autori i dyshuar i krimit të rëndë, Gerald Shehu, njëkohësisht dhëndri i pronares së hotelit, u ndalua ditën e krimit në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratisur nga vendi.

Ndërsa janë vendosur në pranga edhe dy kolegë të recepsionistit, Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti, të cilët akuzohet se ndihmuan autorin për të fshehur kufomën.

You may also like