Vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Advertisements
Orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit, duke lënë me vranësira dhe shira lokalë vetëm skajin verilindor.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28C vlera maksimale, e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Advertisements