Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e dimrit duket se temperaturat nuk kanë arritur në vlerat e kësaj stine.
Advertisements
Për të kuptuar më shumë me situatën e motit në Shqipëri, i ftuar në një studio televizive për të folur se si parashikohet moti në vazhdim, ishte sinoptikani nga “Meteoalb”, Hakil Osmani.
Advertisements
“Në fakt dita e mërkurë dhe enjte do të sjellin temperatura në vlerat që janë shumë tipike të stinës, ku në zonat malore pritet të jenë në vlerat minimale në 0 dhe minus 2 gradë celsius, ndërsa në vlerat maksimale do të jenë në 10 deri në 12 gradë celsius.
Moti sot do të jetë i kthjellët dhe me vranësira lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.
Parashikohet që gjatë natës të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu e dëbore kryesisht në ultësirën Perëndimore” u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 3 – 4 ballë.