Parashikimi i motit për sot, 12 Prill 2024

by editor

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës, do të vijojnë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit dhe rrjedhimisht në Shqipëri, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta mbi 30 gradë C.

Advertisements

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Advertisements

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit, por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 32 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Advertisements

You may also like