Parashikimi i motit, temperatura përvëluese

by editor

Vendi ynë, vijon të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Advertisements

Orët e pasdites, do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Advertisements

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopi,së deri në 33°C vlera maksimale e shënuar në skajin Jugor.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësine mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

You may also like