Pas dy orësh humbet durimi, përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë në protestë (Video)

by editor

Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është fillimisht te ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, e më pas në Bradashesh, kanë nisur edhe tensionet e para.

Advertisements

Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.

Advertisements

Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë. Por thirrjet e tyre kanë qenë të kota, pasi përplasjet dhe shtyrjet fizike mes protestuesve dhe policisë nuk janë shmangur dot.

E njëjta situatë paraqitet edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku kordonet policore të FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.

Advertisements

“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston.

Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu thone deputetet disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.

NDIQNI PROTESTEN LIVE

You may also like