Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, apo siç njihet me emrin artistik, Stresi, ka anuluar koncertin e tij në Vushtri në Kosovë, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest.
Advertisements
Lajmin e ka dhënë vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se fletarresti ndaj tij është lëshuar për shkak të ngjarjes në një klub nate në Pejë, ku dyshohet se Stresi së bashku me reperin Noizy dhe një grup tjetër, kanë dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni, në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
Advertisements
“Njoftim! Desha vetëm të ju njoftoj që mbrëmja e paraparë të mbahet sonte në Vushtri, shtyhet për një datë tjetër, për arsye se më është ngritur një flet arrest nga rasti ndodhur në Pejë. Për datën e radhës do ju informoj shumë shpejt. I juaji Stresi”, ka shkruar reperi në reagimin e tij në InstaStroy.
Advertisements
Kujtojmë se më herët edhe Noizy anuloi një koncert të tij në Ferizaj, pasi ishte shoqëruar në polici për të njëjtën ngjarje.
“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë.
“Noizy më ka dhënë 30 mijë euro për t’i nxjerrë në pritë Clevion”
Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë Clevion në pritë.
Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi.
Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio Ahmetaj në pritë.
“Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shësësh Clevion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia qesë Clevion në pritë, por u në nuk jam spiun.
Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi fjalosur e jemi sharë”, deklaroi Medi Iseni, për emisionin “Kosova Today”
Ai pretendoi se është dhunuar në mënyrë brutale në prapaskenën e klubit të natës nga miqtë e reperit Noizy, dhe se në fund aty ishte paraqitur edhe vet Noizy duke e goditur me grushte në fytyrë.
“Mu më ka thirr Stresi në Pejë. Aty shkova me dhëndrin tim dhe në momentin që jam futur në prapaskenë, na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.
Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im fal Zotit nuk është aq sa unë, atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë.
Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.