Pas përfundimit të Big Brother Vip “çmenden” Instagram-et e finalistëve, ja cili prej tyre mban “kurorën”

by editor

“Big Brother” ka përfunduar, por jo kureshtja rreth personazheve të kësaj loje.

Advertisements

Egla Ceno mundi të triumfonte në këtë spektakël, duke fituar edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Advertisements

“Je arrogante, manipulatore, s’ke këllqe”, Rikja, Graciano dhe Erjola nuk i harrojnë inatet, sulmojnë Heidin

Por teksa gara në lojë përfundoi, gara për ndjekës sa vjen e bëhet më e ashpër.

“Top Albania Radio”, ka bërë edhe këtë javë një përmbledhje të shifrave në rrjetet e tyre sociale, ku duhet thënë se pas finales, për të gjithë rritja në “Instagram” ka qenë shumë e madhe. Të diktuar nga emocionet e finales, apo ndoshta edhe disa duke i blerë, fakt është që shifrat në rrjetet e tyre personale kanë kapërcyer këtë herë çdo parashikim.

Advertisements

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, nga 80.8K në “Instagram”, ka shtuar plot 28.2 mijë ndjekës dhe tani numëron 109K. Natyrisht që kjo është edhe rritja më e madhe për aktoren, e cila kur u bë pjesë e kësaj loje nuk kishte një adresë të madhe në “Instagram”. Fakti që ajo ia doli të fitonte, ka bërë që edhe ndjekësit të shtohen në llogarinë e saj.

Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka fituar 12 mijë ndjekës brenda javës, nga 454K, tashmë numëron 466K.

Nga ana tjetër, Romeo Veshaj ka fituar 40 mijë ndjekës që nga dalja e tij nga BBV3, nga 343K, tani ai ka 383K. Një shifër kjo shumë e madhe për aktorin, i cili duket se është ‘shpërblyer’ nga fansat, pasi nuk arriti të fitonte. Online, Romeo është përfolur shpeshherë si fituesi. Fakti që edhe nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh, ka bërë që fansat ta mbështesin edhe më shumë. Madje jo vetëm me shtim në llogarinë e tij, por edhe me komente të ndryshme, ku e quajnë fitues.

Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo duket se kryeson me plot 60 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të “Instagram”-it. Nga 147K që kishte pak para se të dilte nga BBV3, tashmë Heidi numëron 207K ndjekës. Një rritje kjo shumë e madhe për Heidin, e cila duket se ia ka dalë që të fitojë zemrat e publikut shqiptar. Tashmë e ardhmja për Heidin do të jetë në Tiranë, ndaj edhe ndjekësit do të vijojnë të shtohen në llogarinë e saj, duke e bërë edhe banoren me rritjen më të madhe në “Instagram”.

Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i “reality show”-t, ka shtuar brenda kësaj jave 14 mijë ndjekës, nga 341K ka shkuar në 355K. Pas përfundimit të lojës, ai ka bërë me dije se tashmë jeta për të do të jetë mes Tiranës dhe Prishtinës, për të jetuar historinë e dashurisë me Ilnisën. Kujtojmë se dyshja janë edhe çifti që më së shumti postojnë foto dhe video si çift pas përfundimit të “Big Brother”.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, vijon me rritje edhe këtë javë duke shtuar plot 59.4K. Nga 66.6K tani Françeska ka 126K. Javët e fundit, për Françeskën ndjekësit nuk janë kursyer aspak. Shtimet në faqen e saj kanë qenë gjithnjë të mëdha, sidomos në javët e fundit, ku veshjet luksoze kanë bërë xhiron e rrjetit. Si një personazh që deri para kësaj eksperience ka qëndruar disi më larg famës, duket se kurioziteti është i madh për të njohur më mirë Françeskën dhe jetën luksoze që ajo bën.

Nëse u hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin, e cila ka fituar 16K ndjekës. Kujtojmë se kur ishte pjesë e shtëpisë, për shumë javë me radhë, “Instagram”-i i Rozës mbeti në vend, duke mos pasur trafik në faqe. Nga 830 mijë, tani ajo ka shkuar në 846K.

Erjola Doçi nga 270K ndjekës, ka shtuar 38 mijë dhe tashmë numëron 308K. Një rritje kjo shumë e madhe për Erjolën, duke ngritur dyshimet se edhe kjo ish-banore blen ndjekës. Rike Roçi ka shtuar 27 mijë ndjekës, nga 148K që kishte, tani numëron 175K.

You may also like