Pas sherreve të vazhdueshme në BBV, Rikes nuk i del inati me Meritonin? Ja pse nuk shkoi në ditëlindjen e këngëtarit

by editor

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Disa prej tyre kishin munguar në darkën e organizuar e një prej tyre ishte edhe Rikja.

Ish-banorja në fillim ka pasur marrëdhënie shumë të afërt miqësie me Meritonin, pasi njiheshin nga jashtë, por më pas shoqëria e tyre u kris dhe ajo çfarë i vuri vulën ishte një veprim i Meritonit, ku i tregoi rripin e pantallonave.

Duket se Rikja edhe pas daljes nga shtëpia nuk i ka hedhur pas krahëve ato çfarë kanë ndodhur dhe kjo u duk mbrëmjen e djeshme, ku teksa banorët festonin ditëlindjen e Meritonit, ish-banorja ka postuar video duke festuar në jug të Shqipërisë.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni.

Shkëlqimi, një nga ish-banorët e këtij edicioni edhe pse ndenji shumë pak kohë në shtëpi krijoj miqësi të mirë me Meritonin e mbrëmjen e djeshme kishte një dhuratë për të. Çimi i ka dhuruar një bluzë tepër të veçantë Meritonit, në të cilën ishte qëndisur flamuri shqiptar.

You may also like