Vala e parë e nxehtësisë afrikane ka përfshirë Ballkanin shumë herët këtë sezonë duke kushtëzuar rritje të ndjeshme të temperaturave dhe mot stabil veror. Sot në territoret tona kemi koncentrim masiv edhe të grimcave të shkretëtirave të Afrikes veriore.
Advertisements
Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditën e parë të muajit të ri ose muajit Prill. Pritet kulminacioni i të nxehtit afrikan, por njëkohësisht afrimi i një fronti të ftohtë ajror nga veriperëndimi.
Advertisements
Fronti i ftohtë ajror kësaj radhe do të dobësohet në territoret tona dhe nuk do të sjellë reshje atmosferike në të gjitha viset, megjithatë do të kushtëzojë ulje të temperaturave dhe kthimin e tyre rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.
Fronti i ftohtë së pari do të përfshijë Malin e Zi me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vonë gjatë orëve të natës së të hënës rrebeshe lokale priten edhe në gjysmën veriore të Shqipërisë dhe aty-këtu në territorin e Republikës së Kosovë, pra ( në Kosovë) fronti arrin orëve të hershme të mëngjesit të ditës së Martë.
Nga ky front nuk priten reshje të mëdha atmosferike me përjashtim të Malit të Zi dhe ndonjë lokacioni në veriun e Shqipërisë.
Në viset tjera (edhe pse nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të fuqishëm që nuk zgjatë shumë) reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara. Në shumë zona në më në jug nuk priten fare reshje, por temperaturat do të ulen në tërë rajonin.
Nga e marta na pret mot më i freskët dhe me temperatura normale për këtë periudhë kohore.
Reshjet do të jenë sporadike dhe krejtësisht të pakta nëse do të ketë fare, ndërkohë që Afrika veriore përsëri drejton antenat drejt Ballkanit kah fundi i javës së re./MeteoBallkan