Pasagjeri pret damarët, avioni i nisur nga Franca bën ulje emergjente në Rinas!

by editor

Një avion i nisur nga Aeroporti i Lyon në Francë me destinacion Stambollin, ka bërë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shkak është bërë një emergjencë shëndetësore në bord.

Advertisements

Ka qenë një shtetas me kombësi afgane i cili ka prerë damarët e dorës teksa ndodhej në bordin e avionit të kompanisë “Turkish Airlines”, duke traumatizuar pasagjerët e tjerë.

Advertisements

Stafi i ka dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë piloti i avionit model “Boeing 737-8F2”, siç mëson newsbomb.al është lidhur me kullën e kontrollit në Rinas dhe ka kërkuar leje për të bërë ulje të detyruar. Për shkak të emergjencës shëndetësore, leja është aprovuar.

Shtetasi me kombësi afgane dhe me letërnjoftim të shtetit të Francës është marrë menjëherë nga ambulanca që ndodhej në gatishmëri dhe e vënë në dijeni nga piloti përmes kullës së kontrollit, është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Sipas burimeve për newsbomb.al, pasagjeri është në kujdesin intensiv të mjekëve shqiptarë, por fatkeqësisht në gjendje të rëndë për jetën për shkak se ka humbur shumë gjak.

Avioni i nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Saint Exupéry” ka qëndruar disa minuta në pistën e Rinasit dhe më pas ka kërkuar leje për të vazhduar fluturimin në destinacionin final, për në Aeroportin e Stambollit në Turqi./NewsBomb

You may also like